Këtë mesjavë u luajtën duelet e xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Shumë futbollistë patën paraqitje të mira, megjithatë ai që ‘shkëlqeu’ më së shumti ishte Robert Lewandowski.
Lewa realizoi hat-trickun e radhës në fitoren e Bayerni 5-2 ndaj Dynamo Kievit, dhe duke qenë sërish protagonist kryesor i Bavarezëve.
Falë tre golave të realizuar në këtë takim, polaku ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.
The irrepressible @lewy_official is your #UCL Player of the Week
#UCLPOTW | @PlayStationEU pic.twitter.com/BGZ1WMOrAx
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 4, 2021
Lewandowski ishte në garë me Paulo Dybalan, Cristiano Ronaldon dhe Pedro Goncalves, dhe në fund morri më shumë vota polaku.
33-vjeçari, është golashënuesi më i mirë në LK këtë edicion me tetë gola. /Lajmi.net/


The irrepressible 