Skuadra e Atletico Madridit ka filluar të mendojë për përforcimin e repartit të mesfushës, transmeton lajmi.net.

Madrilenët e kanë bërë prioritet transferimin e futbollistit të Interit, Marcelo Brozovic.
Sipas ‘Fichajes’, ekipi spanjoll është duke përgatitur ti ofrojë pagë të lartë Brozovicit në mënyrë që të sigurojë shërbimet e tij në fund të edicionit.
Kroati ka kontratë me Interi deri në qershor të vitit 2022, dhe ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën.
Nerazzurët duan ta mbajnë në ekip mesfushorin, por mbetet të shihet nëse Brozovic do të zgjat kontratën apo do të fillojë një aventurë të re diku tjetër. /Lajmi.net/

