Lewa para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk është e rëndësishme vetëm për mua, por për gjithë Poloninë

Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes ndaj Shqipërisë në kuadër të objektivit madhor të ekipit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.

Në një prononcim për mediat polake, sulmuesi i Barcelonës u shpreh se kualifikimi nuk është një synim personal, por një objektiv i përbashkët i gjithë skuadrës.

“Kualifikimi në Botërorin 2026 nuk është vetëm objektivi im, por i gjithë ekipit, kështu që edhe ndeshja me Shqipërinë nuk mund të konsiderohet e rëndësishme vetëm për mua”, deklaroi Lewandowski.

“Nuk luaj sikur të jetë një nga ndeshjet e fundit për mua, por si një ndeshje që duhet fituar që të jemi në Botëror,” shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close