Zëdhënësi i Lazios, Arturo Diaconale, i ka reaguar komenteve të ISS-së, të cilët insistonin se kampionati nuk duhet të fillojë.

Diaconale i ka bërë thirrje Giovanni Rezza që të fokusohet në zbulimin e vaksinës kundër Covid-19, duke i thënë se ai nuk është një tifoz futbolli.
“Ndonjëherë të qenurit tifoz afketon edhe shkencëtarët dhe futet në kokën e tyre”, ka thënë Diaconale, transmeton lajmi.net.
“Ata janë ekspertë të cilët do të ishin më të përdorshëm nëse në vend që të shqetësoheshin nga probleme si futbolli, do të gjenin një vaksinë kundër virusit”, ka shtuar zëdhënësi i Lazio.
“Shkencëtarët janë shkencëtarë, jo tifozë futbolli. Do të ishte e mirëseardhur nëse do të shpenzonin energjinë të gjejnë vaksinën”, tha ndër të tjerash ai.
Lazio është në mesin e skuadrave që është pro rifillimit të sezonit, por ka edhe nga skuadrat që nuk duan të kthehen në fushë, siç është Brescia. /Lajmi.net/

