James Rodriguez dëshiron largimin nga Real Madrid – zgjedh Premierligën si destinacion

Sipas raportimeve nga Spanja, James Rodriguez dëshiron të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere, dhe ai tashmë ka zgjedhur edhe destinacionin e radhës, transmeton lajmi.net.

Ylli kolumbian thuhet se preferon që të transferohet te skuadra e Everton, ku do të ribashkohej me Carlo Ancelotti.

Kontrata e James skadon në vitin 2021, por ai nuk dëshiron që të kalojë një tjetër sezon në bankën rezervë.

Edhe pse agjenti i tij, Jorge Mendes, i ka ofruar atij një kalim te Juventus ose Manchester United, lojtari preferon kalimin tek Everton.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë formale nga Everton, për shërbimet e James Rodriguez. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close