Largohet edhe Erion Shuku: FC Shkupi, herët ose vonë do të ringrihet sërish

Kapiteni Erion Shuku largohet nga FC Shkupi. Pas trajnerit Erkan Murseli, Xhihad Adili edhe Shuku e ka mbyllur aventurën në Çair. 

Njoftimi i Erion Shukut: 

Të nderuar miq, bashkëqytetarë, opinion sportdashës, dashamirë dhe simpatizantë të KF Shkupit,

Edhe pse asnjëherë nuk kam dashur të largohem nga klubi i zemrës — sot, pas një periudhe të mbushur me shumë sakrifica, durim dhe vështërsi, mbyll një kapitull të karrierës sime profesionale.

KF Shkupi për mua dhe familjen time ka qenë gjithmonë më shumë sesa një klub, ka qenë shtëpia ime, identiteti im dhe krenaria ime. 

Si kapiten i ekipit, falënderoj bashkëlojtarët, stafin teknik dhe veçanërishtë tifogrupin më të mirë në botë „Shvercerat Shkup” për çdo betejë të ndarë sëbashku. 

Unë po largohem me dhimbje, mirëpo me kokën lartë dhe faqebardhë, sepse e vërteta dhe dinjiteti mbeten përgjithmonë.

KF SHKUPI, herët a vonë, do të ringrihet sërish aty ku e ka vendin…

Prej në fëmijëri… ⚪️🔵

Erion Shuku #89

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close