Lajmet e fundit nga Anglia thonë se Armando Broja ka nisur stërvitjen individuale në klubin në “Gudison Park”, ndonëse rikthimi në fushë duhet të presë.

Trajneri i kombëtares kuqezi, Silvinjo, e deklaroi se sulmuesit i duhen edhe 5 javë, dhe mediat angleze shkruajnë se Evertoni ka si afat mesin e nëntorit.
Armando duhet të kthehet në stërvitje me ekipin, të fitojë formën me mundësi te skuadra U21, dhe pastaj të shohë mundësinë e aktivizimit në skuadrën seniore në Premier Ligë.
Sa përket kombëtares kuqezi, Armando Broja do të veshë fanellën kuqezi vetëm në mars të vitit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon mbarë.

