Lajme të mira për Interin, asnjë lojtar me Covid-19

Lojtarë të Inter ishin grumbulluar me kombëtaret e tyre për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por gjithçka ka shkuar sipas planit.

Romelu Lukaku dhe të tjerët janë kthyer në gjendje të mirë, duke i shpëtuar infektimit nga Covid-19.

Faqja zyrtare e Inter njofton se asnjë rast pozitiv nuk është lajmëruar te skuadra.

Të gjithë lojtarët ( që udhëtuan) kanë rezultuar negativë dhe do të jenë gati për ndeshjen ndaj Milan.

Ashley Young, Roberto Gagliardini, Milan Skriniar dhe Radja Nainggolan rezultuan pozitivë më parë dhe janë në listën e mungesave për ‘Derby della Madonnina’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close