Lajme të mira nga McLaren, anëtarët e tjerë nuk janë të prekur me koronavirus

Stafi e mbajti testin sepse ata kishin shfaqur simptoma pas kontaktit të ngushtë me një anëtar të ekipit i cili doli pozitiv në Melbourne më 12 mars.

McLaren kishte thënë më parë se punonjësi ishte pa simptoma, transmeton lajmi.net.

Të mërkurën, ekipi shtoi se 16 anëtarë të stafit do të qëndrojnë në karantinë për një javë të mëtejshme për të ndjekur rekomandimet.

Nga ata të izoluar, 14 kishin qenë në kontakt të ngushtë me anëtarin e ekipit i cili testoi pozitiv dhe një anëtar shtesë i ekipit shfaqi simptoma gjatë fundjavës.

Tre anëtarë të menaxhmentit të lartë, duke përfshirë drejtorin e garave Andrea Stella, gjithashtu qëndruan prapa për t’i mbështetur ata. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close