Kilian Mbape i Real Madridit është lejuar të luajë në finalen e Kupës Interkontinentale FIFA nesër në Lusail, Katar. Sipas “Marka”, sulmuesi i Real Madridit është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i marrë në ndeshjen me Atalantën (3:1) në kuadër të xhiros së 6-të të Ligës së Kampionëve.

Mbappe ka biseduar me mjekët dhe stafin profesional për pjesëmarrje të mundshme në ndeshjen me Pachuka dhe francezi ka marrë leje për të luajtur në ndeshjen e nesërme.
Gjithashtu thuhet se nuk përjashtohet edhe paraqitja e Mbapes në ekipin titullar të Real Madridit. Karlo Ançelotti dhe stafi i tij do të marrin një vendim në bazë të rezultateve të stërvitjes zyrtare.

