Tri skuadrat shqiptare, Shkëndija, Shkupi dhe Struga Trim Lum janë kualifikuar në 1/4 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Në duelin më interesant të kësaj faze, Shkëndija eliminoi Renovën me rezultatin e thellë 5:0. Kuqezinjtë luajtën një super ndeshje, ndër më të mirat këtë sezon, përballë një Renove që nuk ishte as hija e vetvetes në raport me ndeshjet që zhvillon në kampionat, ku mes tjerash ka mundur edhe vetë Shkëndijën. Zija Merxhani hapi rezultatin, para se Shala me dy gola dhe një realizim i Hebajt të fiksonin rezultatin e pjesës së parë 4:0. Në të dytën kuqezinjtë dominuan dhe lëshuan shumë raste shënimi, ndërsa rezultatin final 5:0 e vulosi Hebaj me golin e dytë personal.

Shkupi falë golit të Cvetanovskit mundi Tikveshin në Çair, ndërsa Struga Trim Lum përmes penalltive avansoi më tej, duke eliminuar nga kjo garë Borecin. Kualifikimin për në raundin e radhës të Kupës mori edhe Vardari, Makedonija Gjorçe Petrovi, Sileksi, Bregallnica e Pelisteri.
Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales:
Shkëndija 5:0 Renova
FC Shkupi 1:0 Tikveshi
Struga Trim Lum 1:1 Boreci (5:4 me penalti)
Ak.Pandev 1:1 Makedonija GJ.P (3:5 me penalti)
Bregallnica 4:0 Ohrid Lihnidos
Pelisteri 0:0 Rabotniçki (5:4 me penalti)
Vardari 0:0 Skopje (4:2 me penalti)
Bellasica 2:4 Sileksi

