Trajneri shkupjan Muharrem Bajrami e ka nisur mbare aventurën e tij si trajner i parë i Makedonija Gj.P.. I emëruar vetë disa ditë më parë si kryetrajner, kur pas largimit të Aleksandar Tanevskin drejtuesit i besuan pankinën, sot Bajrami debutoi në 1/8 e finales së Kupës, kur si mysafirë nxorëm nga kjo garë Akademia Pandevin. Ndeshja në Strumicë u mbyll baraz 1:1, ndërsa Makedonija Gj.P. kaloi në fazën tjetër pasi fitoi 5:3 me penalti.


