Кristiano Ronaldo, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë jo me talentin e tij në fushë, por me stilin e tij luksoz të jetesës. Sulmuesi portugez, i cili aktualisht luan për Al-Nasr në Arabinë Saudite, bleu një nga avionët privatë më ekskluzivë në botë, “Gulfstream G650”, me vlerë 70 milionë euro.
Ky aeroplan është i njohur për shpejtësinë e tij, me aftësinë për të arritur një rreze prej 7.500 milje detare, e cila i lejon Ronaldos të udhëtojë pa ndalesë distancat më të gjata. Në brendësi të avionit, vëmendjen e tërheqin tre kabinat e bollshme, të cilat ofrojnë komoditet të jashtëzakonshëm dhe aftësi për të akomoduar deri në 19 pasagjerë.
Kristiano zotëronte më parë një “Gulfstream G200”, të cilin e shiti për të blerë këtë version më të ri dhe më të sofistikuar. Me këtë ai tregon edhe një herë pasionin e tij për cilësinë dhe përsosjen, diçka që e karakterizon edhe në fushë.
Në çdo aspekt të jetës së tij – qoftë në fushë apo jashtë saj – Ronaldo është një simbol i këmbënguljes, suksesit dhe stilit të pashoq.
