Konfirmohet lëndimi i Mirlind Dakut, zbulohet sa do të mungojë

Mirlind Daku mbrëm ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Çekisë, ku Shqipëria fitoi me rezultat 3-0.

Sulmuesi kuqezi ka pasur tërheqje muskulore dhe do të mungojë së paku për dy javë.

25-vjeçari pati një paraqitje të mirë ndaj Çekisë, ku asistoi për Taulant Seferin te goli i tretë.

Daku ditën e sotme është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Shqipërisë duke humbur miqësoren me Bullgarinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close