Bayern Munich mposhti 1:0 Paris Saint Germain në finalen e madhe të zhvilluar në Lisbonë ditën e diel.

Klopp, i cili ka qenë një rival i ashpër i Bayern Munich derisa drejtonte Borussia Dortmundin, ka uruar bavarezët për këtë sukses, por ka thënë se atyre ka mundur orari t’ua bëjë gjërat më të lehta.
“Është e vështirë të shkruash më shumë histori në tetë muaj”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.
“Bayern Munich ishin pak me fat, mes gjithë kaosit me orare, orari i tyre ishte më i përshtatshmi për Ligën e Kampionëve”./Lajmi.net/

