Klitschko nxit zërat për rikthimin e tij, publikon pamje duke u stërvitur

Ukrainasi ka publikuar disa pamje në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’, ku ka vendosur një mbishkrim interesant.

“Më kanë thënë se isha gjakftoht – sot është e vërtetë”, ka thënë ‘Steelhammer’, transmeton lajmi.net. Fiziku i tij duket në formë të lartë.

View this post on Instagram

I’ve been told I’m cold 🥶 blooded, today that’s true

A post shared by Wladimir Klitschko (@klitschko) on Jun 22, 2020 at 8:28am PDT

Këto gjëra, shtuar stërvitjet e tij të mëparshme me ish kampionin Evander Holyfield, nxisin zërat për rikthimin e tij.

Mbetet të shihet nëse Klitschko do të lëshojë edhe ndonjë tjetër njoftim ose shenjë se ai po kthehet në ring, ose pensionimi i tij i para tri viteve do të vazhdojë të mbetet ashtu. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close