Shkëndija e Tetovës me shumë respekt e kënaqësi ka komunikuar epilogun e shortit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ku përballë njëra tjetrës do të vihen dy Shkëndijat.
Tetovarët kanë kujtuar me nostalgji të kaluarën kur dy Shkëndijat bënin ligjin në Ligën e Dytë, derisa me kënaqësi janë shprehur për rikthimin e haraçinasve në skenën e futbollit vendor.
Sipas tyre, dueli i 23 tetorit në Tetovë do të jetë festë futbolli mes dy klubeve dhe tifozerive vëllezërore, pavarësisht faktit se e drejtë legjitime e dy ekipeve është brenda lojës në një garë sportive të kërkojnë kualifikimin në raundin e rradhës.