Skuadra e Chelsea, përveç prioritetit Kai Havertz, do të angazhohet që të afrojë në skuadër edhe një portier.

Burime të ‘ESPN’ bëjnë të ditur se trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka humbur besimin në Kepa Arrizabalaga, transmeton lajmi.net.
Pas gabimeve të bëra në ndeshjen kundër Liverpool, Kepa nuk bën pjesë në planet e Frank për sezonin tjetër.
Emra që më parë janë lidhur me transferimin e mundshëm te Chelsea janë edhe Andre Onana i Ajax dhe Jan Oblak i Atletico Madrid.
Oblak është opsioni më i mirë, por për të siguruar kartonin e tij, Chelsea duhet të paguajnë deri në 120 milionë euro.
Mbetet të shihet se kush është portieri që do të pranojë ofertën e parë nga Chelsea. /Lajmi.net/

