Kampioni kumanovar transferohet te Struga Trim Lum

Mesfushori kumanovar, Bunjamin Shabani në sezonin e ri do të luaj me Struga Trim Lum. Palët kanë arritur akordin për një marrëveshje një vjeçare. Kumanovari sezonin e fundit luajti me kampionët e Kosovës, Dritën e Gjilanit, me të cilët zhvilloi 30 ndeshje.

Shabani më herët ka luajtur edhe për Shkupin, Bashkimin, Skopjen, Shkëndijën, Renovën, Partizanin në Shqipëri, FC Oulun Pallo në Finlandë dhe Shirakun në Armeni. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close