Juventus dhe Napoli duken të gatshëm të luftojnë për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich.

Le10Sport raporton se kampionët e Serie A së bashku me Napolin, janë vënë pas 25 vjeçarit Tolisso, përcjell lajmi.net.
Tolisso thuhet se do të vendoset në shitje nga Bayern Munich këtë verë, dhe kartoni i tij vlen rreth 35 milionë euro.
25 vjeçari ka filluar karrierën e tij me Lyon, para transferimit te Bayern Munich në vitin 2017./Lajmi.net/

