Joshua nuk ka frikë nga askush: Dua të boksoj me Tyson Fury

Anthony Joshua nuk ka frikë nga askush.

Pas fitores ndaj sfiduesit Kubrat Pulev, kampioni në fuqi i kategorisë së rëndë në boks e tha publikisht emrin e kundërshtarit të tij të ardhshëm.

“Tyson Fury? Duhet t’i pyesni edhe tifozët”, tha Joshua duke konfirmuar vendosmërinë e tij të ballafaqohet me bashkëkombësin e tij.

“Unë jam i gatshëm për të gjithë, i gatshëm t’i nokautoj të gjithë”, shtoi ai.

Promotori i tij, Eddie Hearn shtoi: “Fury? E dimë se çfarë duhet të bëjmë, e dimë se çfarë dëshiron AJ edhe pse ai deklarohet më i rezervuar. Do të punojmë drejt marrëveshjes”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close