Abdylhadi Jahja është futbollisti i rradhës me të cilin Struga Trim Lum ka vazhduar bashkëpunimin.

Njëjtë sikurse me Ard Kasamin, ekipi strugan edhe me Jahjan ka arritur kontratë dy vjeçare, duke i besuar këtij futbollisti edhe më tej fanellën “Kuqebardhë”.
23-vjeçari pjesë e Struga Trim Lum është që nga janari i vitit 2019-të, kur erdhi nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa brenda kësaj periudhe i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum ka zhvilluar 74 ndeshje, duke regjistruar 5 gola dhe 12 asistime.
Edicionin e kaluar, Jahja numëroi 29 paraqitje, duke realizuar 1 gol dhe 3 asistime.

