Ja shuma e dëmshpërblimit, që do të marrë Barcelona për dëmtimin e Gavi-t

FIFA dhe Federata Spanjole pritet që ta dëmshpërblejnë Barcelonën për dëmtimin e rëndë të Gavi-t në ndeshjen e kombëtares spanjole.

Sipas raportimeve që kanë të bëjnë me ekipin katalanas, Federata Spanjole do t’i japë Barçës shumën prej 7.5 milionë eurosh, si dëmshpërblim për humbjen e mesfushorit “blaugrana”.

Pra, përveç se FIFA është e detyruar të paguajë skuadrat kur një futbollist dëmtohet rëndë, kur ai duhet të qëndrojë jashtë fushës për më shumë se 28 ditë me 20.548 euro në ditë të humbur,  Barcelona do të përfitojë para edhe nga Federata Spanjole.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close