ISNIK ALIMI protagonist në Rumani, shënon dy gola për Sepsin

Isnik Alimi është shfaqur protagonist në Rumani. Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij Sepsi 5:2 ndaj Botosanit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në elitën e futbollit rumun. 

Golin e parë strugani e realizoi nga penalltia në minutën e 38-të, ndërsa të dytin e gjeti në minutën e 66-të. 

Isnik Alimi me dy golat e shënuar sonte, arrin në shifrën e 4 finalizimeve nga 12 ndeshje të zhvilluara në elitën e Rumanisë, përderisa është autor edhe i 3 golave për Sepsin në Ligën e Konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close