Ish snouboardisti amerikan në listën e 10 personave më të kërkuar nga FBI !

Rajan Xhejms Ueding, një ish-snouboardist kanadez olimpik, i cili konkurroi në Lojërat Olimpike Dimërore 2002 në Salt Lejk Siti, u shtua kohët e fundit në listën e dhjetë të arratisurve më të kërkuar të FBI-së.

Pas përfundimit të karrierës së tij sportive, Uedding u akuzua për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës që përfshinte transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia, përmes Meksikës, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Ai akuzohet gjithashtu për urdhërimin e vrasjeve të shumta për të mbrojtur aktivitetet e tij kriminale.

FBI dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë ofruar shpërblime që variojnë nga 50,000 deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e tij.

Autoritetet besojnë se Ueding fshihet në Meksikë, por është e mundur që ai të jetë gjithashtu me banim në Shtetet e Bashkuara ose Kanada.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm për drejtimin e një organizate kriminale, me dënime minimale të detyrueshme shtesë për vrasje dhe trafik droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close