Interi e jep Kristijan Asllanin dhe 35 mln euro për mesfushorin e Lazios

Skuadra e Interit po vazhdon të jetë shumë aktive në merkaton e verës, teksa synimi i radhës është mesfushori i Lacios, Nikolo Rovella.

Interi ka bërë një ofertë drejt Lacios, duke përfshirë 35 milionë euro plus Kristijan Asllanin, i cili do të kalonte te lacianët në formë huazimi me detyrim blerjeje në kushte të caktuara. Megjithatë, Lacio si duket e ka refuzuar këtë propozim, duke qëndruar e vendosur në kërkesën që Rovella mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit prej 50 milionë eurosh.

23-vjeçari konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të Lacios dhe klubi nuk ka ndërmend të ulë vlerësimin për të, pavarësisht interesimit të madh nga Interi. Rovella iu bashkua Lacios në verën e vitit 2023 nga Juventusi, fillimisht në huazim dyvjeçar me opsion blerjeje, i cili më pas u aktivizua.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close