Para disa dite skuadra nga Ishujt Faroe, Klaksvik FC bëri histori duke kaluar rrethin e parë të UEFA Champions League.
Skuadra e Klaksvik eliminoi ekipin nga Hungaria që ka një histori në garat e UEFA-s, Ferencvaros.

Midis Hungarisë, ekipi nga Ishujt Faoe fitoi me rezultatin 0 me 3. Por, karakterisitk e kësaj fitoreje është se dy futbollistët të Klaksvik gjatë ditëve tjera punojnë si elektricistë.
Kjo ka bërë që gjithë tifozët të reagojnë në rrjetet sociale, duke e parë këtë gjë si një arritje tejet të madhe.
Tani skuadra e Klaksvik është duke vazhduar garën në Ligën e Kampionëve, kurse në raundin e dytë është përballur me Hacken. Ndeshja e parë është mbyllur 0 me 0, kurse e dyta zhvillohet më 2 gusht.

