Inter po vazhdon të monitorojë situatën e Messi

Gjiganti i Serie A, Inter, vazhdon të tregojë interesim për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, ‘Zikaltrit’ po monitorojnë situatën e Messi te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi vazhdon të jetë i pakënaqur si me paraqitjet e klubit të tij, ashtu edhe me politikat e klubit lidhur me transferimet.

Inter është lidhur me Messin saherë që është folur për largimin e mundshëm të këtij të fundit nga ‘Camp Nou’.

Mbetet të shihet nëse Inter do të ketë shanse, apo gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të mbetet në Kataluni. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close