Inter arrin marrëveshje me Hakimi

Skuadra e Interit thuhet të ketë arritur tashmë marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë, Achraf Hakimi.

Inter pritet të paguajnë 40 milionë euro për të siguruar kartonin e lojtarit, karton ky që i takon skuadrës së Real Madrid.

Lojtari aktualisht luan si i huazuar te Borussia Dortmund, por kontrata e tij për dy vite huazim po vjen te fundi.

Hakimi i ka dhënë dritën e gjelbër skuadrës së Inter, por tashmë pritet konfirmimi nga Real Madrid. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close