Lorenzo Insinje ka vendosur përfundimisht që karrierën e tij ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra e Torontos. Pas 10 viteve të kaluara te Napolit, sulmuesi nuk gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e skuadrës italiane për të rinovuar kontratë dhe kështu vendosi që të largohet në një kampionat tjetër. Negociatat mes palëve kanë nisur prej disa ditës, ndërsa tashmë kanë arritur edhe marrëveshjen, me Insinjen që do të firmos kontratë 5 vjeçare me Toronton nga e cila do të përfitojë 11.5 milionë euro në sezon, plus 4.5 milionë euro tjera në formë bonusesh mbi paraqitjet e tij. Për Insinjen kishin interesim edhe disa klube tjera italiane, megjithatë asnjëra prej tyre nuk arriti të ofrojë as gjysmën e asaj që ishte gati të paguajë Toronto.


