La Masia ishte e frytshme në fillim të viteve 2000, kur solli një mori lojtarësh të talentuar në ekipin e parë të Barcelonës, mes tyre edhe Lionel Messin, që sot konsiderohet më i miri në histori të futbollit.

Kjo gjeneratë, me Messin, Busquets, Xavi, Iniesta e të tjerë, krijuan Barcelonën më të mirë në histori, duke fituar të gjithë titujt e mundshëm.
“Ajo gjeneratë nuk do të përsëritet kurrë, por ajo që vijon nuk duhet të jetë domosdoshmërish më e keqe përsa i përket asaj se si klubi çmon”, ka deklaruar Iniesta, përcjell lajmi.net.
“Kurrë nuk do të jetë njësoj, por nuk ka pse të jetë keq”.
“Ka pasur të gjitha llojet e epokave në historinë e klubit. Lojtarët e rinj kanë marrë mundësinë në ekipin e parë kur rezultatet ishin jo të mira, dhe ata iu drejtuan ekipit të të rinjve. Kjo ndodhi në epokën time”./Lajmi.net/

