Ibrahimovic bëhet 40-vjeçari i katërt në histori të Serie A që realizon gol në kampionat

Golat për “Kuqezinjtë” u realizuan nga Leao (16′), Calabria (35′), Bennacer (83′) dhe Ibrahimovic (90+).

Me golin e fundit të shënuar të ndeshjes, Ibrahimovic është futur në listën e lojtarëve më të moshuar që kanë shënuar gol në kampionatin italian.

Në fakt, Ibrahimovic është bërë lojtari i katërt mbi moshën 40-vjeçare që realizon një gol në Serie A, me moshën 40 vjeç e 23 ditë.

Para sfidës së sotme, ishin vetëm tre lojtarë që kishin arritur të bëjnë këtë: Costacurta, Piola dhe Vierchowod. Ibrahimovic tani i bashkohet kësaj liste.

/Lajmi.net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close