F.C. Struga mysafire e Makedonija Gj.P. në Shkup

Struga Trim&Lum luan të dielën si mysafir me Makedonija Gj.P. në duelin e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Lojtari i talentuar i struganëve, Fiton Ademi vlerëson se atmosfera e mirë pas kualifikimit të mesjavës në çerekfinale të Kupës së vendit duhet të shfrytëzohet për rezultat pozitiv nga kjo transfertë.


Të dielën është një ndeshje e rëndësishme për ne, do jemi të përqëndruar në maksimum dhe besoj se do ja dalim mbanë për të marrë një rezultat pozitiv. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, sidomos pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës, ashtu që besoj se më pak fat dhe me një arbitrim të drejtë, nga Shkupi mund të kthehemi të pamposhtur”, shprehet Fiton Ademi, futbollist i Struga Trim&Lum.

Ndeshja Makedonija Gj.P. – Struga T&L luhet të dielën në Gjorçe Petrov të Shkupit me fillim në orën 14:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close