Ibrahim Aliu “mbreti” i futsallit vendor, e mbyll sezonin 44 gola!

Ibrahim Aliu edhe këtë sezon ka shkruar emrin e tij në historinë e futsallit të Maqedonisë së Veriut.

Këtë sezon si anëtar i skuadrës së Ballkanit, Ibrahim Aliu e ka mbyllur me shumë sukses në aspektin personal.

Aliu është “mbret” i golave në Ligën e Parë të futsallit.

“Bomberi” nga Shkupi e ka mbyllur sezonin me 44 gola të realizuar në vetëm 10 ndeshje të luajtura.

Sulmues i pamëshirshëm pranë portës, ka lënë në vend të dytë Mario Blagojevskin e KFF Proektit me 33 gola të shënuar. Një diferencë shumë e madhe ndërmjet vendit të parë dhe të dytë.

Kjo nuk është hera e parë që Ibrahim Aliu arrin ta mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë në futsall. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close