Ibra ende nuk i është përgjigjur ofertës së fundit të Milanit

Ibra po kërkon gjashtë milionë euro në vit për dy sezone, dhe Milani i ka ofruar atij një kontratë të ngjashme, por me një bazë më të vogël, shpërblime që do të arriheshin me disa bonuse.

Kontrata aktuale Ibrahimovicit skadon më 31 mars, dhe mediet në Itali raportojnë se as klubi dhe as lojtari nuk kanë caktuar një afat të ri për nënshkrimin e saj, kështu që te Milan janë optimistë që gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.

Ibrahimovic 38 vjeçar, te Milan është transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit, duke inspiruar skuadrën në disa ndeshje të mira, pas një sezoni të vështirë që po kalonin./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close