I plagosën motrën, Maguire u përlesh me një grup shqiptarësh në Greqi

Motra e Maguire ka qenë ‘molla e sherrit’ mes një grupi gangsterësh shqiptarë dhe Maguire, sipas The Sun, që ka çuar në përleshje. Ishte një biznesmen shqiptar tip ‘gangsteri’ siç e përshkruan media britanike, që filloi të bisedonte me motrën e Maguire (Daisy) dhe më pas ajo u afrua me grupin e shqiptarëve.

Maguire fillimisht debatoi dhe më pas përlesh. Por pas kësaj ai u largua për të marrë një taksi por hasi në policë të cilët e arrestuan, dhe të cilët edhe ai i kundërshtoi.

Kapiteni i Manchester United po kalonte pushimet me shoqërinë në Mykonos, teksa mediet britanike vetë kanë nxjerrë pamje nga festat e tyre të shfrenuara me alkool. Pjesë e tyre ishte dhe Marcus Rashford, ylli i Manchester United.

Maguire u arrestua të premten, teksa të dielën u lirua për t’u kthyer në Britaninë e Madhe dhe për të filluar sezonin e ri me ‘Djajtë e Kuq’.

Vendimi për incidentin do të merret nesër, më 25 gusht, ku avokatët do ta përfaqësojnë mbrojtësin e Man Utd. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close