Tevez ka vendosur që të vazhdojë kontratën me Boca Juniors deri në fund të këtij sezoni. Lojtari do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të vitit 2020.

Gjithashtu, një tjetër vendim i madh i Carlito vjen lidhur me pagën e tij që ai e fiton te Boca. Argjentinasi ka bërë të ditur se gjithë të hyrat do t’i jap si ndihmë për më të prekurit nga pandemia Covid-19.
Lajmi për rinovimin dhe pagën e tij ka bërë bujë të madhe nëpër të gjitha mediet botërore. Kujtojmë se Tevez është 36 vjeç tashmë por nuk po heziton të vazhdojë kontratën me Boca.

