I bëri milionat në Kinë, Pato dëshiron të investojë te skuadra angleze

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i AC Milan dhe i përfaqësueses së Brazilit, po shqyrton mundësinë e marrjes së kontrollit të klubit Colchester United.

Klubi që garon në League Two të Anglisë ka konfirmuar se 36-vjeçari ishte i pranishëm në ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Fleetwood Town, me ftesë të pronarit aktual, Robbie Cowling.

Prania e Patos në stadium ka nxitur spekulime për një përfshirje më të thellë të tij në projektin e ardhshëm të klubit.

Ende nuk ka detaje konkrete rreth strukturës së marrëveshjes apo rolit që Pato mund të ketë nëse blerja realizohet./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close