Hendboll, Çairi kundër Gjorçe Petrovit në gjysmëfinale të Kupës

Në hapësirat e Federatës së hendbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për gjysmëfinalet e turneut të Kupës. Skuadra e femrave Çair në këtë fazë do të përballet me Gjorçe Petrovin në konkurencën e femrave, përderisa në anën tjetër do të luhet dueli Metallurg – Kumanova. Në kategorinë e meshkujve, për një vend në finale do të përplasen Vardari me Eurofarm Pelister 2, përderisa Buteli do ti matë forcat me Eurofarm Pelisterin. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës do të luhen në palestrën “Jasmin” në Kavadar me 13 dhe 14 maj, përderisa me 15 maj është përcaktuar finalja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close