Samir Handanovic ka vendosur të thotë mjaft dhe të lërë futbollin.

Pas largimit nga Interi ai nuk mori oferta të kënaqshme që do t’i lejonin të vazhdonte karrierën e tij të gjatë prej 566 ndeshjesh në Serie A , 380 prej të cilave për Nerazzurrët.
Slloveni do të ketë një rol të ri që do t’i lejojë të qëndrojë në Inter si bashkëpunëtor, duke vazhduar aventurën e tij në botën e futbollit në një rol jo teknik.
Handanovic është 39 vjeçar, ndërsa para Interit ishte pjesë edhe e Udineses në futbollin italian.

