Erling Haaland pas dy golëshit të shënuar në natën e sotme ndaj Sevillas, ka thyer një rekord në Ligën e Kampionëve.

Ai është bërë lojtari më i ri (20 vjeç) ndonjëherë që ka shënuar 20 gola në Ligën e Kampionëve.
E ardhmja e Haaland po vlerësohet të jetë e siguruar, ku edhe shumë klube kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e tij.

