Guri: Shkëndija kërkon fitore ndaj Rabotniçkit

KF Shkëndija e Tetovës të dielën në Tetovë nga ora 14:00 pret Rabotniçkin në duelin e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi shqiptar Sindrit Guri ka folur para kësaj sfide, duke paralajmëruar lojë për tre pikë.

Ngjashëm si në çdo ndeshje që futemi për të fituar, edhe në përballjen kundër Rabotniçkit do të tentojmë të fitojmë. Atmosfera brenda në skuadër është mjaft e mirë, e për këtë na ndihmoi fitorja me rezultat të thellë në garat e kupës, që na dha motiv më tepër për ndeshjet e rradhës. Ndaj Rabotniçkit presim fitore dhe objektivi ynë është që të ngjitemi në kreun e tabelës, këtë të gjithë e duam dhe kemi besim se mund t’a arrijmë. Por të mos harojmë që jemi një skuadër me mjaft lojtarë të ri që po ambientohemi dalëngadalë, e normalisht që për këtë nevojitet edhe kohë. Më e rëndësishme është që të gjithë e japim maksimumin që të arrijmë në nivelin që ne e duam dhe që pritet nga ne”, është shprehur Guri në prononcimin e tij për faqen zyrtare të KF Shkëndija.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close