Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi duket i gatshëm për lojë pas një pauze prej më shumë se 1 muaj. I dëmtuar në sfidën e muajit shtator (8 shtator) Maqedoni e Veriut – Rumani, shkupjani la ndjekur fazë rikuperimi duke humbur sfidat me klubin e përfaqësuesen në këtë periudhë, ndërsa pasi prej disa ditësh ushtron me ekipin, ai së fundmi është përfshirë në listën e futbollistëve që kanë udhëtuar drejt Seviljes, ku të dielën nga ora 14-të do të zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 9-të.

Kjo do të jetë hera e parë që Bardhi do të jetë në dispozicion të trajnerit të ri të Levantes, Javi Pereira, i cili zuri vendin e Paco Lopezit të larguar për mungesë rezultatesh.

