Arda Guler ka mohuar zërat që thonë se ai dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Megjithatë, mesfushori turk ka pranuar se ai kërkon të luajë më shumë nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t.
“Nuk ka probleme mes meje dhe Ancelotti-t. Po luaj më shumë këtë vit. Gjithçka është mirë”, ka thënë Guler. “Natyrisht, unë dua të luaj çdo ndeshje, por kjo është normale”. “Nuk ka asnjë problem”.

