
Një futbollist më i mirë i Premier League, pjesë e kombëtares së “Tre Luanëve”, emri i të cilit ende nuk është identifikuar, u la nga gruaja e tij, pasi ajo e kapi atë, përmes kamerës video vëzhguese, duke marrë një grua në shtëpinë e familjes, raporton Daily Mail.
Gruaja e lojtarit ka qenë me pushime me fëmijët e saj, kur ka marrë një foto, nga një grua e panjohur në rrjetin social Instagram, ku bashkëshorti i saj shfaqet në shtrat me një grua tjetër me përshkrimin “Kam fjetur me burrin tënd”.
Gruaja telefonoi menjëherë bashkëshortin e saj, i cili e siguroi se fotografia ishte false, por ajo nuk e besoi. Duke u kthyer në shtëpi, ajo ka kontrolluar pamjet nga kamera e videokontrollit, ku ka mundur të shikojë futbollistin duke hyrë në shtëpi me një grua.
Futbollisti, emrin e të cilit nuk e zbulon Daily Mail, ka marrë pjesë në Euro 2024. Sipas të njëjtës media, e cila citon një burim të afërt me çiftin, “të gjithë në Gjermani e dinë se çfarë ka ndodhur”.