Granit Xhaka do të rikthehet në Premierligë. Ylli kosovar sapo ka arritur marrëveshje me Sunderlandin.

Skuadra angleze do t’ia paguajë 20 milionë euro Leverkusenit për shërbimet e tij.
Xhaka do të nënshkruajë kontratën 3-vjeçare me skuadrën që është kthyer në elitën e futbollit anglez.
Ylli ynë do të fluturojë sot për në Angli për t’u prezantuar te Sunderlandi.

