Taulant Seferi gjen golin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare vendosi sfidën Hatta-Baniyas (0-1) me golin e realizuar në minutën e katërt shtesë.

Skuadra mike luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 60’, por siguroi tri pikët falë golit të 27-vjeçarit nga Kumanova në “limitet” e ndeshjes.
Sulmuesi kuqezi u shërbye me një vertikalizim perfekt dhe nuk fali para portës, duke shënuar golin me vlerë fitoreje.
Suksesi i sotëm ka ngjitur Baniyas në vendin e gjashtë, ndërkohë që ishte goli i tretë sezonal në kampionat për Seferin./ss/

