Glob Soker Avards ka nisur fazën e dytë për çmimet e ndryshme që do të jepen në vend të Topit të Artë. Këtë edicion Topi i Artë nuk do i jepet lojtarit më të mirë të vitit 2020, por do zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit të fundit. Nga 25 kandidatë që ishin, tani janë vetëm katër në garë për çmimin lojtari më i mirë i shekullit. Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Mohamed Salah dhe Ronaldinjo janë katër finalistët më të votuar, ndërsa portugezi shiher si favoriti për ta fituar këtë çmim. Ndërkohë Glob Soker Avards ka shpallur edhe finalistët për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2020, për të cilin në garë janë Mesi, Ronaldo dhe Levandovski. Te kategoria e trajnerit më të mirë të vitit janë tre emra si Flik, Klop dhe Gasperini. Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Glob Soker Avards do të zhvillohet me 27 dhjetor në Dubai.


