Gjysmëfinalja Shkupi – Tikveshi, Gronner: E duam Kupën në Çair

Shkupi dhe Tikveshi do të përballen sot pasdite ndërmjet veti në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. 

Para këtij dueli, nga radhët e skuadrës nga Çairi, ka folur Emanuel Gronner. 

“Kemi fituar shumë besim dhe eksperienca të mira nga ndeshja e të shtunës së kaluar. Ne i kishim tifozët në mbështjetje, gjë që tregon se jemi klubi më i madh dhe njerëzit na duan. Duke qenë se ka një kohë të shkurtër mes këtyre ndeshjeve, këto ditë kanë qenë për rikuperimin. Nesër është gjysmëfinalja e kupës dhe mezi presim ndeshjen, ku futemi me ambicie të mëdha për ta fituar këtë titull. Kanë kaluar shumë vite që nuk e kemi fituar kupën dhe jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje. Do të bëjmë gjithçka për ta sjellë këtë trofe në shtëpi. Po hyjmë në këtë lojë me një ndjenjë pozitive, jemi të fokusuar dhe thjesht duhet të punojmë si ekip dhe atëherë të gjithë e kuptojnë se sa i fort është Shkupi. Thjesht mezi po e presim ndeshjen”, ka thënë Gronner.

Trajneri i Shkupit, Mlladen Zhizhoviç për këtë ndeshje nuk mund të planifikon vetëm në Abdul Rwatubyaye, i cili në duelin ndaj Vardarit u ndëshkua me dy kartonë të verdhë (kuq). Ndeshja e parë gjysmëfinale Shkupi – Tikveshi luhet në stadiumin e Çairit, me fillim nga ora 15:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close