Atalanta ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Olympiacos Piraeus falë qendërmbrojtësit shqiptar Berat Gjimshiti, derisa Porto ka befasuar Lazion (2:1), derisa Sevilla ka kryer detyrën ndaj Dinamo Zagrebit (3:1).

Atalanta ishte duke u mposhtur nga Olympiacos Piraeus që kaluan në epërsi pas 16 minutave lojë me anë të Soares (16′).
Mirëpo, ishte qendërmbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti që shënoi dy herë brenda dy minutave për t’i dhënë avantazhin skuadrës italiane (61′, 63′).
Porto gjithashtu ka bërë përmbysje për të fituar ndaj Lazios. Mysafirët kaluan në avantazh me anë të Zaccagni (23′).
Por, vendasit gjetën dy herë golin me anë të qendërsulmuesit Martinez (37′, 49′), që u asistua nga Joao Mario.
Ashtu siç pritej, Sevilla nuk ka gabuar në shtëpi duke fituar me rezultat komod 3:1 ndaj Dinamo Zagreb.
Ivan Rakitic kaloi në epërsi Sevillan duke shënuar nga pika e bardhë (13′). Mysafirët u kundërpërgjigjen përmes Orisc (41′).
Por, tre minuta më vonë, Ocampos realizoi gol të bukur për të rikthyer epërsinë e vendasve (44′).
Golin e fitores, njëkohësisht të parin e shënoi Anthony Martial (45+1).
Ndeshjet kthyese zhvillohen në javën tjetër.

